Stop HEC-eve!Shoqëria civile propozon ndryshime në ligj: Po dëmtohet ekosistemi
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasojat negative që kanë shkaktuar HEC-et në ekosistem, kanë nxitur shoqërinë civile të propozojë disa ndryshime në ligjin për koncesionet e Hidrocentraleve.

Sipas tyre legjislacioni aktual favorizon ndërtimin e HEC-eve në mënyrë kaotike dhe të pastudiuar si dhe në dëm të natyrës.

Olsi Nika: Gjithë kjo pjesa e ndërtimit të hidrocentraleve nuk është e bazuar në një plan, në një strategji që do të lindte si pasojë e një studimi të thelluar me argumenta shkencorë. Nisur nga kjo, parashikojmë që dëmtimet do të jenë shumë të mëdha, qofshin këto në ekosistem, qofshin në ekonomitë lokale.

Ndryshimet synojnë të sjellin transparencë por edhe përafrim te legjislacionit me direktivat evropiane.

Elvana Tivari: Asnjë projekt koncesionar të mos miratohet pa u bërë përputhja e shprehur me referenca konkrete në planet dhe strategjitë që janë në fuqi.Ligji të detyrojë autoritet kontraktore të operojnë po me efekt pavlefshmërie për kontratën, studimet e detajuara të fizibilitetit, studimet e detajuara të ndikimeve mjedisore dhe sociale, të bëjnë vetë autoritetet kontraktore vlerësimet e ndikimeve në mjedis.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/stop-hec-eveshoqeria-civile-propozon-ndryshime-ne-ligj-po-demtohet-ekosistemi
Recommended