Ora News - Nis rehabilitimi i Rrugës së Kombit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqëria koncensionare e Rrugës së Kombit ka nisur nga Tuneli i Thirrës ndërhyrjet për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e aksit.

Aktualisht po punohet në anën veriore në sensin Kukës-Tiranë, ndaj lëvizja kryhet në tunelin jugor.

Përgjegjesi i Tunelit, Klajdi Gorreja, se veç pastrimit, puna është përqëndruar në përmirësimin e sistemeve elektrike, elektronike dhe mbrojtjen nga zjarri, që do të jenë automatike.

Klajdi Gorreja: "Të gjitha sistemet që janë të instaluara në tunel do të përmirësohen me teknologjinë më bashkëkohore të momentit dhe çdo gjë do të jetë automatike. Kjo do të sjellë rritje të sigurisë në tunel."

Për përfundimin sa më parë të ndërhyrjes, Kompania Koncensionave ka angazhuar 50 punëtorë, ndërsa janë marrë masat për shmangien e aksidenteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-rehabilitimi-i-rruges-se-kombit