Ora News - Ekstremizmi i dhunshëm, Moses: Shqipëria ka vënë standard për rajonin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm, e ngarkaura me punë në ambasadën amerikane Leila Moses tha se SHBA janë krenar që bashkëpunojnë me Shqipërinë në luftën ndaj këtij fenomeni. Moses u shpreh se Shqipëria ka vendosur standard në rajon për trajtimin e ekstremizit të dhunshëm.

Moses: Në nivel kombëtar, qeveria e Shqiëprisë po vendos standardin në këtë rajon me strategjinë e saj kombëtare dhe është vendi i parë në Ballkan që i jep përparësi financimin e qëndrës kundër ekstremizmit

Më shumë punë midis institucioneve kërkoi zv/kryeministrja Senida Mesi, duke nënkuptuar fuqizmin dhe modernizimin e institucioneve që e luftojnë këtë femomen.

Mesi: Fuqizimi, transformimi dhe modernizimi i institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit ka një rëndësi thelbësore në Shqipëri. Ashtu sikurse është e nevojshme bashkërendimi i përpjekjeve dhe ndërlidhja e strategjive në këtë drejtim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekstremizmi-i-dhunshem-moses-shqiperia-ka-vene-standard-rajonin

Recommended