Shqiperia hap kufijte tokesore per rajonin |Lajme-News

  • 4 years ago
Shqipëria ka hapur sot kufijtë tokësorë me të gjithë fqinjët. Në pikën doganore të Qafë Thanës, kufiri është hapur vetëm nga pala shqiptare. Për shkak të shtyrjes së gjendjes së jashtëzakonshme, autoritetet doganore të Maqedonisë së Veriut kanë lejuar daljen e qytetarëve nga territori i tyre, por jo hyrjet nga Shqipëria.

Të parët që janë kthyer në atdhe, pas hapjes së kufirit, ishin studentët dhe punëtorët sezonalë, që mbetën të bllokuar në Maqedoninë e Veriut për shkak të Pandemisë.

Ndërsa nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë vetëm shtetasit maqedonas, që duan të kthehen në vendin e tyre, si dhe ata që kalojnë tranzit në territorin e vendit fqinj. Policia shqiptare sqaroi se e njëjta situatë si me Maqedoninë e Veriut mbetet edhe me Italinë dhe Greqinë.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë çdo person duhet të ketë një analizë negative për koronavirus të 4 ditëve të fundit, pasi në të kundërt duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 7 ditë. Kamionët duhet t?i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended