Vëzhgimi i BOOM: Qendrat Shëndetësore pa vaksinë antigrip

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me uljen e temperaturave fillojnë edhe virozat. Sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë koha më e mirë për të bërë vaksinën antigrip është shtator- tetori, në mënyrë që të parandalohet.

Kamera e emisionit BOOM ishte në disa qendra shëndetësore për të parë nëse ekziston kjo vaksinë. Por, nga vëzhgimi rezultoi se vaksina antigrip nuk ka mbërritur ende.

Grupet e riskuara ku bëjnë pjesë personeli mjekësor, fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë duhet ta kishin bërë vaksinën pasi ajo do 2 javë që të krijojë mbrojtjen nga virusi.

Gazetari: Dua të pyes për mamanë. Është 69 vjeçe, për vaksinën antigrip.

Mjeku: Në nëntor, ja sa na kanë lajmëruar. Ja, ky është lajmërimi tek ËhatsApp-i i punës që na bëjnë. Në nëntor vijnë për popullatën dhe për stafin mjeksor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vezhgimi-i-boom-qendrat-shendetesore-pa-vaksine-antigrip

Recommended