Në radhë për vaksinën e gripit, Report TV vëzhgim në qendrat shëndetësore në Tiranë,flasin qytetarët
  • 3 years ago
Vaksinimi i gripit për grupet e riskut ka nisur tashmë dhe që në ditët e para qytetarët janë paraqitur pranë qendrave shëndetësore për të bërë vaksinën antigripale.

?Po do ta bëj vaksinën, prandaj kam ardhur sot të marë shënimin. Çdo vit e kam bërë, më mirë nuk më ka zënë gripi vjet, parvjet prandaj.Patjetër që do ta bëj. E kam bërë çdo vit, më mbron gati 90% më ka mbrojtur. E përfitoj falas vaksinën e gripit.

-Po do ta bëjë.

E ke bërë vitet më parë vaksinën e gripit?

-Jo nuk e kam bërë

Pse do ta bësh këtë vit?

-Nga frika. Ja sot do ta bëjë, do mbaroj punë me këto dokumentet dhe do ngjitem lart ta bëjë?- thanë disa prej qytetarëve.

Qytetarët të cilët nuk bëjnë pjesë në grupet e riskut vaksinën do ta blejnë pranë farmacive, që ende nuk e kanë siguruar. Por çfarë mendojnë qytetarët, a do ta bëjnë ata këtë vit vaksinën e gripit?

?Nuk i besoj këtyre vaksinave.

-Po besoj do ta bëjë së shpejti.

-Do ta bëjmë, po po. Tek grupet e riskut bëjmë pjesë, jemi pensionistë. Të mbron vaksina.

-Po do ta bëjmë dhe ne.

-Nëse është e nevojshme për të gjithë do ta bejmë dhe ne pse jo.

-Do ta bëj se më mbron, çdo vit më ka mbrojtur.

-Jo nuk e bëj fare se nuk më kap asnjë gjë mua, jam e fortë jam shumë e fortë.
Recommended