Konstitucionalistët dhe politologët kritikojnë udhëzimin e Byrosë së Kuvendit për kodin e sjelljes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Udhëzuesi i Byrosë së Kuvendit për zbatimin e kodit të sjelljes, konkretisht pika ku flet për imunitetin e deputetëve u kritikua nga konstitucionalistët dhe politologët. Juristi Çlirim Gjata, tha se ai vendim është një pengesë e hapur që i behet institucioneve të drejtësisë, duke mbrojtur të zgjedhurit e korruptuar apo të lidhur me krimin. Ndërsa Afrim Krasniqi tha se edhe pse udhëzuesi nuk ka fuqi ligjore, është një sinjal negativ në mbrojtje të pandëshkueshmërisë.

Kuvendi në fund të muajt shtator miratoi një udhëzues për zbatimin e kodit të sjelljes, ku në pikën 1 bien në sy se argumentat që renditen rrisin imunitetin për deputetët, duke e vlerësuar si "filtër" për të parandaluar rrezikun e komploteve për destabilizimin e parlamentit.

?Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit?

Udhëzuesi, i cili vjen si detyrim për plotësimin e kodit të sjelljes, u vlerësua nga konstitucionalisti çlirim Gjata, si tentativë e Kuvendit për t'i krijuar pengesë drejtësisë.

Çlirim Gjata: Kjo që po ndodh është që ti vihet fre asaj që u quajt reforma e madhe në drejtësi.Sepse kur të krijohet SPAK-u dhe BKH-ja do kërkojë ato që këtë vitin e fundit janë përmendur aq shumë dhe ju në media i keni përmendur apo dhe Ambasadorët, dhe që quhen "peshqit e mëdhenj". Për të kapur "peshqit e mëdhenj" nuk është thjesht të hedhësh rrjetën në lumë apo det, por të shkosh në parlament të kërkosh imunitetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/konstitucionalistet-dhe-politologet-kritikojne-udhezimin-e-byrose-se-kuvendit-kodin-e-sjelljes

Recommended