Ora News - Aeroporti i Kukësit, Rama prezanton kopjen e një projekti në Gjeorgji

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak ditë pasi shkarkoi zv.Ministrin e Arsimit për plagjiaturë, kryeministri Rama u ka shfaqur kuksianëve projektin e aeroportit të Kukësit që është një kopje e një projekti në Gjeorgji.

Këto janë pamjet e publikuara nga një firmë holandeze UNStudio për projektin e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kutaisit në Gjeorgji.

Duket se të dy pamjet në 3D nuk kanë ndryshim. Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri prezanton një projekt të kopjuar.

Një rast i tillë ka qenë edhe ai për Teatrin e ri Kombëtar, kur Rama prezantoi veprën e arkitektit danez, Bjarke Ingels, projekt i studios ukrainase Forma, i skualifikuar në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut.

Kopjimi i projektit gjeorgjian nga qeveria u denoncua edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili tha se Rama ka mashtruar me projektin për aeroportin e Kukësit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aeroporti-i-kukesit-rama-i-prezanton-kopjen-e-nje-projekti-ne-gjeorgji

Recommended