Ora News - Profesorët kopjacë, zbulohet plagjatura e drejtuesve të Universiteteve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punimet plagjaturë të zv/rektorit të UT, Bernard Dosit janë përdorur nga qeveria në programin e diasporës. Ky është denoncimi i radhës i studiuesit Taulant Muka, i cili sjell sërish në vëmendje skandalin që ka përfshirë drejtues të lartë të universiteteve.

Taulant Muka: Një nga artikujt e fundit është një artikull mbi emigracionin. Është një artikull që ka materiale të kopjuara të librave amerikanë, por edhe botime shqiptare. Është për të ardhur keq që këto përpunime përdoren nga institucionet shtetërore.

Universitetet private janë vënë në lupën e studiuesit Taulant Muka. Sipas tij shumë prej doktoraturave rezultojnë se janë plagjiaturë dhe në to nuk ka elementë të kërkimit shkencor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/profesoret-kopjace-zbulohet-plagjatura-e-drejtuesve-te-universiteteve

Recommended