Ora News - Vrasjet e shqiptarëve në Greqi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vrasja e 35-vjeçarit Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ka ngjallur tensione të reja mes Tiranës dhe Athinës.

Këto tensione janë ashpërsuar herë pas here pas ngjarjeve të tilla tragjike që u kanë marrë jetën shumë shtetasve shqiptarë në Greqi. Media vendase thuajse nuk i ka pasqyruar këto ngjarje ndër vite.

Më 20 nëntor 2001, Gentian Çeliku, 20 vjeç, humbi jetën gjatë një operacioni të policisë në sheshin "Amerikis" në Athinë. Fillimisht u tha se ai kishte tentuar të godiste me thikë policin o cili vrau emigrantin për vetëmbrojtje. Sipas palës greke shkak ishte ?shkrepja aksidentale të armës së policit?...

Polici nuk u dënua për ngjarjen. Më 23 shtator 2003, Vullnet Bytyçi, 18 vjeç, u vra pranë kufirit greko-shqiptar në zonën e Follorinës.

Edhe në këtë rast policia pretendoi për goditje aksidentale. Më 8 nëntor 2007, 45 vjeçari Hilmi Latej, baba i pesë fëmijve u godit pas shpine nga policia që po ndiqte 11 shqiptarë kur po kalonin kufirin në afërsi të fshatit Levea të Follorinës.

Policia tha se ngjarja ndodhi nga vetëshkrepja e armës së forcave të rendit. Më 27 mars 2014, shqiptari Kudret Kume, që në Greqi njihej me emrin Ilia Kareli, u gjet i vdekur në qelinë e burgut tri ditë pasi kishte vrarë një gardian grek.

Në qelinë ku shqiptari ishte masakruar nga të pakltën 15 policë të burgut nuk kishte kamera. Më 3 gusht 2016, emigranti shqiptar Pëllumb Marnikollaj, 28 vjeç, u paraqit në komisariatin e policisë Patisia të Athinës, në zbatim të detyrimit për lirimin me kusht në maj të atij viti.

Disa javë më vonë trupi I tij u gjet në një morg të zonës ndërsa policia greke tha se shqiptari u hodh vetë, me qëllim që t?i shpëtonte një arrestimi të dytë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasjet-e-shqiptareve-ne-greqi

Recommended