Fija e flokut zbardh vrasjet e shqiptarëve në Hollandë e Tiranë

  • 9 years ago
Vrasja e shqiptarit Ilirian Sulku më 6 prill të këtij viti në Riderkerk të Holandës nuk është më një krim pa autor për hetuesit holandez e ata shqiptar. Pas 6 muaj hetimesh të përbashkëta prokurorët kanë mundur të zbulojnë personin që vrau 33 vjeçarin shqiptar dhe ai është Markelian Doçi, kjo e vërtetuar me prova shkencore dhe analizën e adn-s të një fije floku të gjetur në automjetin e përdorur në krim sqaruan burime pranë akuzës.

Por si u zbulua autori i kësaj vrasje?
Lëvizjet e Markelian Docit jashtë shqipërisë në periudhën shkurt-prill 2015 dhe kthimi i tij më 10 prill në tiranë 4 ditë pas vrasjes së Ilirian Sulkut ngritën dyshime për një përfshirje të mundshme të tij në krim.

Deri në Maj ky krim do të mbetej pa autor për drejtësinë Holandeze e atë Shqiptare por jo për vëllain e Ilirianit, Besnik Sulkun i cili kish thurur një plan hakmarrje.
Besniku ishte i bindur se vrasjen e kishin kryer Docët, niprit e Mentor Lufit person me të cilin Sulku kish patur përplasje për prishje në pazare droge dhe më 27 maj në bulevardin zogu i parë në tiranë i zuri prit për ta vrarë.

Në këtë përplasje me armë u shënuan 3 viktima, Mentor Lufi daja i Markelian Docit vetë Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi italian Salvatore Letizia i cili atë ditë me këtë motor që shihni në pamje ndiqte për disa orë sëbashku me Sulkun Mentor Lufin.

Për 3 viktimat dhe përplasjen me armë policia ndaloi Markelian e Klevis Docin, ndërsa me ekzaminimet e provave në vëndngjarjen e holandës dhe atë në shqipëri, fija e flokut, gjurmët e gishtrinjve dhe gjurmët balistike të armës së krimit nxorën se Markeliani është autor i vrasjes së dy vëllezërve Sulku.

Pritet që ditët e para të tetorit prokurorët ti komunikojnë Markelian Docit dhe akuzën e vrasjes së Ilirian Sulkut në Holand pas asaj të vrasjes së Besnik Sulkut që rëndon tashmë mbi të nga drejtësia shqiptare.

Markeliani është pyetur e më parë për vrasjen e Ilirian Sulkut, pasi sipas policisë shqiptare ajo ngjarje solli dhe hakmarrjen me 3 viktima e 1 të plagosur në Tiranë më 27 Maj, por ky krim ish mohuar prej tij duke pranuar se kish vrarë vetëm Besnik Sulkun pasi i vrau dajën e tij Mentor Lufi.

Recommended