Ora News - Autoriteti i Dosjeve, socialistët kritika Sulës: Disa kandidatë, të interesuar për rrogën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Socialistët kritikuan punën e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Në seancën dëgjimore me 7 kandidatët për një vend bosh, socialistët Spartak Braho e Bashkim Fino ishin më të ashpër, duke thënë se disa prej kandidatëve janë të interesuar më shumë për rrogën se sa për punën.

Komisioni i Ligjeve sulmon punën e Autoritetet për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke hedhur akuza të drejtëpërdrejta ndaj kryetares Genta Sula.

Braho: Dauti pse iku?

Përfaqësuesja e Autoritetit: Ju ka dorëzuar një kërkesë për dorëheqje më sa di unë.

Braho: Shikoni se atë kryetaren që kemi atje nuk e kemi shumë në rregull.

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, socialistët e shprehën hapur shqetësimin se interesi i kandidatëve për këtë institucion është për rrogën dhe jo për punën në hapjen e dosjeve.

Fino: Çfarë ndryshon tek ju nëqoftëse Kuvendi voton për anëtarë të këtij Autoriteti nga pozicioni që keni, që jeni Drejtor i një Drejtorie shumë të rëndësishme, apo tjetri para jush. Nëse është për çështje rroge nuk ja vlen të vinë këtu dhe ti votojmë fare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/autoriteti-i-dosjeve-socialistet-kritika-sules-disa-kandidate-te-interesuar-rrogen

Recommended