Report TV - 'Ndëshkimi i të Fortëve', ja si u arrestuan 'gangsterët' në të gjithë Shqipërinë

  • 6 years ago
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi se në kuadër të operacionit për goditjen e të ?fortëve? në komunitet janë arrestuar 300 persona, rreth 160 me precedentë dhe 154 persona për të cilët ka pasur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar.

Nga operacionet, që sipas Ardi Veliut nisi me porosi të kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj, që nga data 20 shtator përpos arrestimeve janë sekuestruar 43 armë zjarri, makina dhe para.Operacioni policor i koduar ?Ndëshkimi i ?Të fortëve? identifikon dhe ndëshkon individët që në shkelje të hapur të ligjit, cenojnë rendin e qetësinë publike dhe guxojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit dhe forcën e ligjit. Policia e Shtetit është e vendosur mos të lejojë që në çdo cep të territorit askush të mos sfidojë dot autoritetin e shtetit, të Policisë së Shtetit dhe Forcës së Ligjit.

Ky operacion është pro-aktiv. Forcat policore të programuara për këtë operacion shkojnë dhe kontrollojnë kryesisht individët me problematika në fushën e rendit sipas një skedari emrash të hollësishëm, kudo që ata ndodhen dhe nuk i pret ata në postbllok apo t?i ndalojë kur përfshihen në ngjarje kriminale.

Nga data 20 shtator Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Operacionale, FNSH, e posaçërisht forcat RENEA sipas një plan veprimi të detajuar janë angazhuar gjerësisht në territor në realizimin e Operacionit policor të koduar ?Ndëshkimi i ?Të fortëve?.

Të gjithë këtë aktivitet të shtirë në çdo skaj të vendit gjatë kësaj periudhe e kemi zhvilluar qëllimisht në heshtje publike, duke patur interes të parë, rezultatet.

Sot jemi këtu pikërisht për t?ju bërë me dijet rezultatet më të rëndësishme konkrete të javëve të para të cilat janë premtuese, çka do të thotë se operacioni do të jetë i suksesshëm edhe në etapat e mëtejshme.

Tani ju ftoj në ekranin krah meje të ndjekim 2 video të shkurtra, që prezantojnë shkurt dhe me pamje, pjesë nga puna e forcave policore në territor gjatë Operacionit policor ?Ndëshkimi i ?Të fortëve?.

Më konkretisht, gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në territor në kuadrin e Operacionit policor ?Ndëshkimi i ?Të fortëve?, nga strukturat vendore të Policisë janë kryer kontrolle për personat me precedentë kriminal aktiv, personat në kërkim dhe personat si prishës sistematik të rendit publik.

Këto janë disa nga rezultatet në tregues konkret, gjatë këtyre javëve të veprimit të operacionit në territor.

Janë arrestuar vetëm në kuadrin e këtij operacioni, mbi 300 persona në kontrollet pro aktive në territor, ndër ta:

? Rreth 160 persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ?të fortë? janë ndaluar apo arrestuar, ndër ta rreth 70 vetë për armëmbajtje pa leje;

? Gjithashtu janë kapur e arrestuar 154 persona për të cilët ka patur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Më hollësisht mund të shihni listën me emra dhe veprën penale që shfaqet në ekran.

Ndër provat e sekuestruara gjatë kont...

Recommended