Report TV - Krishtilindja, festime në të gjithë Shqipërinë

  • 4 years ago
Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë Krishtlindjen. Qindra katolikë u mblodhën mbrëmjen e djeshme në Katedralen e 'Shën Palit' në Tiranë, ku morën pjesë në meshën që përkujton lindjen e Krishtit. Mesha u mbajt nga Arqipeshkvi Imzot George Frendo ku në fjalën e tij u përqëndruar te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit ndërsa nuk munguan as kritikat për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie. Arqipeshkvi iu drejtua të gjithë atyre që po abuzojnë duke rritur çmimet e qirave për banesat nisur nga rritja e kërkesave dhe atyre që kanë ngritur çmimet për materialet e ndërtimit duke e cilësuar këtë si një mëkat të madh, që duan të përfitojnë dhe pasurohen nga kjo tragjedi. Kisha Katolike, në mesazhin e shpërndarë mbrëmë, u bënte thirrje besimtarëve që t?i përdorin këto festa për t?u gjendur më pranë njëri-tjetrit.

Edhe në Kishën Orthodokse, 'Ngjallja e Krishtit', në orët e para të kësaj të mërkure, u kremtua lindja e Krishtit. Kjo meshë, u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Në meshën e mbajtur, besimtarët ortodoksë janë lutur në emër të Krishtit për më shumë paqe në familjet e tyre dhe në botë.

Recommended