Ora News - Laboratori i heroinës në Has, arrestohet "kimisti" turk
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një biznesmen turk në fushën e tekstileve është arrestuar në lidhje me laboratorin e Heroinës në Has, ndërsa të tjerë persona janë ende në kërkim.

Emri i të arrestuarit ende nuk bëhet i ditur, por burimet pranë grupit hetimor thonë aktiviteti i tij përdorej për të sjellë në vendin tonë, opiumin që përdorej për përgatitjen e heroinës.

Kryesisht bima e opiumit kultivohet në Afganistan, dhe dyshohet se në vendin tonë ka ardhur përmes rrugës Afganistan-Turqi-Kosovë-Shqipëri.

Në laboratorin e Hasit, Ajo përpunohej dhe me pas hidhej në treg.

Agjencitë ligjzbatuese tregohen të rezervuara në detaje për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se në kërkim është personi që përgatiste heroinën, i njohur ndryshe si kimisti.

Edhe ai dyshohet se mund të jetë një shtetas në huaj, ashtu si në rastin e laboratorit të Xibrakës!

Arrestimi i biznesmenit turke e coi në 6 numrin e personave të vënë në pranga për laboratorin e heroinës në Has.

Më herët u arrestuan Xhavit Shuti, Mustaf Shuti, Anila Shuti, Flamur Bisho Çela, Vehbi Barushi.

Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë i cili lidhet me qytetin përmes një rruge të paasfaltuar.

Në brendësi të tij, policia gjeti të paktën 160 kallëp droge, të dyshuar heroine, e paketuar dhe e gatshme për transport. Përafërsisht deri në 150 kilogram heroinë e cila tashmë është e sekuestruar.

Lajme të tjera nga ngjarja:

Zbulohet laboratori i heroinës në Has, 5 të arrestuar

Laboratori i heroinës në Has, në kërkim anëtarët e rrjetit

Laboratori i drogës në Has, Policia thirrje medias: Kujdes! Të mos cenohet siguria e efektivëve

Laboratori i heroinës në Has, Berisha jep emrat: Dy ekstremistë të PS, u dekonspirua

Rama për heroinën në Has: Suksesin opozita e dëshpëruar e quan falje të qeverisë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/laboratori-i-heroines-ne-has-arrestohet-nje-shtetas-i-huaj
Recommended