Ora News - Zbulohet laboratori i heroinës në Has
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një laborator droge është zbuluar nga policia e shtetit në nje fshat të Hasit. Në dy ambiente të përdorura më parë si stalla për bagëtitë në fshatin Brenog të Hasit, është sekuestruar sasi e konsiderueshme opiumi dhe lënde të dyshuar heroinë dhe kokainë. Dyshohet se laboratori i përket një rrjeti që trafikon drogë na Shqipëria drejt BE prej disa vitesh

Tirane- Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm 24 ore më parë duket se është finalizuar mengjesin e kësaj të premteje. Një laborator i cili dyshohet se është përdorur për përpunimin e lëndëve të forta narkorike është zbuluar nga policia në një zonë të Hasit.

Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë.

Ndërhyrja është bërë në orët e para të dites së premte, 19 tetor 2018, nga forcat RENEA dhe FNSH, ndërkohë që deri tani mësohet se janë shoqeruar disa persona të dyshuar si të përfshire në këtë veprimtari.

Në laborator është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde opiumi, lëndë e parë për prodhimin e heroinës. Brenda ambientit ku ushtrohej aktiviteti kriminal është sekuestruar edhe heroinë dhe kokainë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjendet-laborator-droge-ne-has
Recommended