Ora News - Ushqim i shëndetshëm në shkolla, projekti nis nga "Mësonjëtorja" në Korçë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Korça është qyteti i parë nga ku nisi i plotë zbatimi i projekti Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm? në shkollë nga i cili do të përfitojnë rreth 2000 nxënës në të gjitëh vendin! Ministri i Bujqësisë e cilësoi një perspektivë të re për sigurinë ushqimore.

?Mësonjëtorja e Parë Shqipe? në Korçë u bë shkolla nga ku nisi zbatimin projekti ?bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm?.

Në shkollë është ngritur kantina, ku nxënësit do të konsumojnë një vakt sipas një menuje të përgatitur enkas për ta në kuadër të projektit mes ministrisë së Bujqësisë e Shëndetësisë.

Peleshi: Përpjekja që sapo kemi filluar përmes këtij projekti është e madhe. Duam që të rrisim sigurinë ushqimore në vend, duke filluar nga fëmijët.

Nga Korca, projekti pilot do të nisë gjatë muajit nëntor në Elbasan e Tiranë.

Derisa sa të shtrihet në të gjithë vendin, Ministri i Bujqësisë thotë se brenda shkollave nuk do të lejohen ushqime të pakontrolluara.

Peleshi: Ndalojmë dhe do t'i largojmë ambulantet nga territoret e shkollës dhe do të hapim brenda shkollës ambiente të pastra me ushqim të kontrolluar.

Nga zbatimi i këtij projekti në të gjithë vendin dotë përfitojnë rreth 2 mijë nxënës të sistemin parauniversitar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ushqim-i-shendetshem-ne-shkolla-projekti-nis-nga-mesonjetorja-ne-korce
Recommended