Ora News - Dita e të verbërve, personat me probleme me shikimin kërkojnë më shumë të drejta
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Personat me probleme me shikimin kërkuan më shumë të drejta në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Ata thanë se nevojiten më shumë investime në infrastrukturë, në arsimimin dhe punësimin e këtyre personave.

Joniti ka humbur shikimin që tre muajsh. Gjatë 25 viteve, mungesa e dritës në sytë e tij i ka krijuar jo pak vështirësi. Por ai nuk ka humbur forcën as besimin dhe shpresën. Paralelisht me studimet e larta ai është angazhuar në mbrojtje të të drejtave të komunitetit që përfaqëson.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të bardhë ai ngre zërin për më shumë politika sociale ndaj personave që kanë probleme me shikimin.

Joniti: Vështirësia më e madhe është pavarësia në lëvizje. Për një person të verbër do të ishte më normale që të ishte infrastruktura e nevojshme për të lëvizur me anë të shkopit të bardhë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dita-e-te-verberve-personat-me-probleme-me-shikimin-kerkojne-me-shume-te-drejta
Recommended