Ora News - Përkujtohet gjeologu polak që vdiq nga torturat në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Poloni përkujtuan Stanislav Zuber me rastin e 125 vjetorit të lindjes së tij në një ceremoni të posaçme në Akademinë e Shkencave.

Gjatë fjalës së tij kreu i KLSH Bujar Leskaj vlerësoi figurën e gjeologut polak, i cili gjatë kërkimeve të tij për naftën dhe gazin në Shqipëri arriti suksese të jashtëzakonshme

Leskaj: Prof. Zuber është hartuesi i hartës tektonike të Shqipërisë në shkallë 1:4 000 000, i Hartës Gjeologjike të Shqipërisë në shkallën 1:200 000 dhe i Hartës Minerale të Shqipërisë në shkallë 1:300 000. Është edhe pioner i industrisë së transportit të naftës dhe gazit në Shqipëri duke ndërtuar tubacionin nga Ballshi në Vlorë.

Prof. Stanislav Zuber lindi në qytetin e Lvovit Poloni më 14 tetor 1893. Në vitin 1935 ai nisi kërkimet për naftën në Shqipëri. Në saj të zbulimeve të tij, Shqipëria brenda pak kohe u bë furnizuesja kryesore e Italisë me naftë. Gjeologu Stanislav Zuber vdiq në Shqipëri, në burgun e Tiranës në 1947, si rezultat i torturave çnjerëzore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perkujtohet-gjeologu-polak-qe-vdiq-nga-torturat-ne-tirane

Recommended