Ora News - Himarë, bashkia fajëson ushtrinë për hedhjen e inerteve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Himarës ka fajësuar ushtrinë për hedhjen e inerteve buzë rrugës së Llogarasë. Madje për këtë situatë është vendosur dhe një gjobë prej 50 mijë lekësh. I kontaktuar nga Ora News kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro tha se prej vitit 2013 është miratuar zona ku duhet të grumbullohet kjo kategori e mbetjeve.

Jorgo Goro: Bashkia Himarë më një vendim të vitit 2013 ka miratuar një vend më në brendësi të zonës ku janë hedhur inertet si pikë të licensuar vendgrumbullimi. Situata aktuale është konstatuar nga Inspektorët e Bashkisë Himarë në terren dhe kanë gjobit Ushtrinë për hedhjen e inerteve.

Goro tha gjithashtu se situata do të zgjidhet së shpejti, pasi ushtria do të bëjë zhvendosjen e tyre duke pastruar rrugën. Pas shembjes së ndërtimeve në Jalë në rrugën panoramike të Palasës janë konstatuar inerte të shumta, të cilat të krijonin një përshtypje zhgënjyese. Ndërsa Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Artan Abedinit u shpreh se as pika e grumbullimit nuk është pajisur me leje mjedisore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/himare-bashkia-fajeson-ushtrine-hedhjen-e-inerteve

Recommended