Report TV - Me armë dhe shpatë/ Arrestohet 'i forti' i Boriçëve në Fier

  • 6 years ago
FIER- Forca e Ligjit në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka arrestuar Ilir Boriçin, i cili një vit më parë shtiu me armë drejt një lokali. Gjatë operacionit, Boriçi u arrestua pasi efektivët e policisë i sekuestruan në flagrancë 2 pistoleta dhe 1 shpatë.Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Vetë Boriçi është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armbajtje pa leje".

Boriçi është nipi i Ben Qimes (Arben Isufaj), është një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë italiane. Ai është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge, vrasje, etj. Disa herë ai ishte arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.Gjithashtu, në prangat e policisë ka rënë edhe 25-vjeçari, Said Dervishi nga Lushnja, i cili rreth një muaj me parë ka qëlluar me automatik mbi dy vëllezër për shkak të një konflikti pronësie në kodrat e Zhamës.

Njoftimi i policisë:

Fier-Lushnje

Forca e Ligjit në veprim arreston në flagrancë një prej të fortëve të Fierit.

FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.

Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.

Recommended