Ora News - Kuksianët “tradhëtojnë” Anglinë dhe dynden drejt SHBA-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të rinjtë kuksianë po e tradhëtojnë Britaninë e Madhe dhe kanë hedhur sytë përtej kontinentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nisja e aplikimeve për Lotarinë e Amerikane po shoqërohet me interes të shtuar në qytetin verilindor. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se situata është e ngjashme me atë të largimit masiv drejt vendeve të BE gjatë viteve 2013-2015.

Nisja e aplikimeve të Lotarisë Amerikane është pritur me interes të shtuar në Kukës.

Ethet e Lotarisë si zgjidhje ligjore për të emigruar i kanë prekur masivisht të rinjtë në qytetin verilindor.

Fluksi i aplikimeve është i lartë që në ditët e para.

Rufat Demalia: Sivjet është pritur me interes shumë të madh koha e hapjes së Lotarisë Amerikane.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se po përsëritet eksodi i viteve 2013-2015 me azilkërkuesit drejt BE. Por këtë herë në mënyrë ligjore.

Thonë se të rinjtë po ndjekin ëndrrën pasi kanë humbur shpresën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kuksianet-tradhetojne-angline-dhe-dynden-drejt-shba-se

Recommended