Report Tv-Romina Kuko: Oficerët për gjimnazet kaluan në vetting

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e projektit për policimin në shkolla, ku 150 oficerë sigurie do të jenë në të gjitha gjimnazet e vendit për të garantuar sigurinë. E ftuar për të diskutuar mbi këtë cështje në studion e Report Tv ishte zv/ ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila sqaroi se si do të bëhet policimi në shkolla, ndërsa në të ardhmen synohet që të ketë oficerë edhe në shkollat 9-vjeçare.

Iniciativa e sigurisë në shkolla nuk është një lajm i ri, sot u komunikua që 150 policë do të dislokohen në shkolla. Projekti është në kuadër të policimit në komunitet. Pas pilotimit që suksesi ishte më i madh sesa parashikimi dhe tani në të gjitha gjimnazet ka oficer sigurie, që do të shërbejnë për problematikat dhe ndërhyrjet në rastin e konflikteve. Nuk janë oficer policie, por sigurie, janë civilë, të mirëtrajnuar.

Disa shkolla janë afër njëra tjetrës dhe mund ti mbulojë një person. Plani është që të kemi oficer edhe në shkollat 9-vjecare. Nuk janë të pajisur me armë, nuk kanë uniforma, kanë vetëm një shenjë dallimi. Janë njerëz që kanë kaluar një ?vetting?. Në shkollat me dy turne, kemi parashikuar oficer për të dyja turnet. Kemi planifikuar 150 oficerë për shkollat publike, por kemi një rezervë prej 50 efektivësh nëse privatët kërkojnë.

Recommended