Ora News - "Babale 1”, Prokurorët: Ekspertja angleze e gatshme të përgjigjet për audiopërgjimin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të rënda ka lënë në fuqi masat "detyrim paraqitje" dhe "arrest me burg" për gazetarin Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizoti të akuzuar për audiopërgjimin e njohur si "Babalja1". Prokurorët u shprehën të sigurtë për provat dhe deklaruan se ekspertja angleze që kreu ekspertizën për zërin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj është e gatshme të flasë para togave të zeza. Seanca u zhvillua me debate mes avokatëve dhe prokurorëve në lidhje me provat.

Gazetari Jetmir Olldashi dhe i akuzuari për kallëzim të rremë Fredi Alizoti do të vijojnë të qëndrojnë në masat "detyrim paraqitje" dhe ?arrest me burg? deri në përfundimin e hetimeve për audiopërgjmimn ky dyshohej se ishte i përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.
Seanca e vlerësimit të masës u shoqërua më debate mes avokatëve dhe prokurorëve.

Mbrojtja kundërshtoi mënyrën e marrjes së provave dhe ekspertizën e regjistrimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/babalja-1-beteja-vijoi-sot-edhe-ne-gjykate

Recommended