Ora News - PD: Nuk do i ndahemi këmba këmbës këtij horri!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike vijon të këmbëngulë dhe akuzon Ramën se vazhdon të angazhojë makinerinë e propagandës për të fshehur të vërtetën e e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e Fushë Krujës më 21 Korrik.

Në një prononcim për median nga selia e PD-së, Gent Strazimiri u shpreh: Në praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës nënkomisar Emiljano Nuhu dëshmoi se u kërcënua me pistoletë në kokë brenda Stacionit të Policisë së Fushë Krujës, që të ndalte përballjen me ligjin të djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës. Për të mbrojtur anëtarët politikë të bandës së Fushë Krujës, Edi Rama mashtroi publikisht, kur deklaroi se skandali u publikua fillimisht ?nga vetë Taulant Balla? e jo nga intervista/denoncim e policit Emiljano Nuhu, të ?ndjekur këmba-këmbës? nga banda.

Sipas PD-së në këto 11 ditë makineria e propagandës shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga inaugurimet deri tek dalja për peshk ditën e 21 Korrikut, por pengut të krimit, Edi Rama, ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë:
Strazimiri ngriti pyetjen: "Kush po e detyron Kryeministrin tonë gojështhurur të bëjë rolin e memecit? "
"Në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës, i cili hidhet në erë me tritol 1 ditë po, 1 dite jo, janë të paktën 8 kamera që funksionojnë 24 orë në ditë. Qytetarët e dinë se nëse dëshmia e nënkomisar Nuhut do të ishte e pavërtetë, pamjet e 21 Korrikut pa Taulant Ballë në Fushë Krujë, do të ishin të kudogjendura."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-nuk-do-i-ndahemi-kemba-kembes-ketij-horri

Recommended