Ora News - Berisha: Ne nuk krijojmë çeta kundër pushtetit, por lëvizje popullore
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u pyet nga gazetari Arian Çani se pse opozita nuk i përgjigjet me të njëjtën mënyrë qeverisë.

Berisha: Unë e thashë që ne nuk krijojmë çeta. Ne krijojmë lëvizje popullore e cila e fshin nga faqja e dheut këtë pushtet shumë herë më shpejt dhe fuqishëm se të gjitha bandat e Shqipërisë të marra së bashku dhe çdo forcë tjetër. Rumania është rast tjetër sepse zgjedhjet nuk janë kontestuar. Këtu këtë betejë shqiptarët e kanë për jetë a vdekje për votën e tyre. Në lëvizje nuk merr pjesë kurrë totaliteti i popullatës, merr ajo pjesë që ka arritur pikën e vlimit. Fillimisht mund të jenë 200 dhe brenda pak ditësh mund të bëhen 3 mijë. Thirrja ime është pikërisht kjo; një lëvizje popullore nuk ka nevojë të jetë gjigante, por të jetë e vendosur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-ne-nuk-krijojme-ceta-kunder-pushtetit-por-levizje-popullore
Recommended