Ora News - Cërriku shpall "Qytetar Nderi" kampionin e Europës në peshëngritje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Peshëngritësi, Briken Calja, shpallet Qytetar Nderi i Cërrikut.Çmimi iu dorëzua në një ceremoni në ambientet e Bashkisë nga kryebashkiaku Altin Toska.

Toska: Brikeni ka përfaqësuar jo vetëm bashkinë Cërrik por gjithë kombin shqiptar. Ftoj të gjithë klasën politike të mbështesin sportin e peshëngritjes, të mbështesin Brikenin sepse në një kohë që prodhojmë vetëm emigrantë ilegalë është Brikeni që shkon dhe na merr medalje ari dhe na i sjell në Shqipëri. Këshilli bashkiak në mënyrë simbolike i jep edhe një çmim prej 100 mijë lekë të reja.

Calja: Falenderoj kryetarin e bashkisë për këtë titull. Falenderoj dhe këshillin bashkiak që ishin pro. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë qëndruar pranë në kohët më të vështira të karrierës sime.

Në mars të këtij viti, shtangisti nga Shtërmeni Briken Calja u shpall kampioni më i ri i Europës në peshëngritje, duke shkëlqyer në turneun e Bukureshtit.

3 medalje të arta erdhën vetëm nga sportisti ynë, kampion i trefishtë kontinental dhe rezultat historik për vendin tonë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cerriku-shpall-qytetar-nderi-kampionin-e-europes-ne-peshengritje

Recommended