Ora News - "Xhisiela", Meta: S'ka amnisti për dhunuesit, mos teprohet me akuza politike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për herë të parë nga Amerika për çështjen e shumë debatuar të Xhisiela Malokut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i shtetit shqiptar tha se nuk ka amnisti për dhunuesit e familjes.

Ai u shpreh se çështjen po e ndjek stafi i tij me në krye këshilltarin për siguri kombëtare zotin Bari Shaqiri dhe qëndrimin e tij do ta japë pasi të marrë një informacion më të plotë.

Ilir Meta: Unë jam shprehur qartë në këtë çështje dhe e kam bërë të qartë se sa kohë do të jem në këtë pozitë nuk do të favorizoj asnjë amnisti apo falje për çdo person që ushtron dhunë në familje. Besoj që edhe parlamenti dhe qeveria ndajnë të njëjtin angazhim.

Rasti konkret është një çështje që unë kam marrë një letër që i drejtohej edhe kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe Prokurores nga oficeri Nuhu.

Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje, por çështjen në fjalë po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për siguri kombëtare zotin Bari Shaqiri. Kështu që për të mbajtur një qëndrim të qartë duhet të kem një informacion më të plotë dhe të besueshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhisiela-presidenti-meta-ska-amnisi-dhunuesit-ceshtja-mos-politizohet

Recommended