Ekskluzive/ Mbytet peshkarexha në grykëderdhjen e lumit Seman, shpëtohen 4 marinarët

  • 6 years ago
Peshkarexha Luar është mbytur mbrëmjen e së shtunës në detin Adriatik pranë grykëderdhjes të Semanit, e cila ishte nisur nga Porti i Durrësit.

Gazetari i 'Report TV' Arsen Rusta, ka mësuar se në bordin e anijes kanë qenë 4 peshkatarë.

Alarmi për mbytjen e anijes është dhënë nga një telefonatë që ka mbërritur në Policinë e Shtetit, e cila më pas ka informuar Rojen Bregdetare.

Pas marrjes së informacionit, në grykëderdhjen e lumit Seman ka nisur një operacion masiv shpëtimi përmes anijes ushtarake Elton1 të nisur nga Vlora.

Operacioni bëri të mundur shpëtimin e katër anëtarëve të ekuipazhit të anijes, e kishte pësuar një defekt në motor që më pas i shkaktoi edhe mbytjen.

Burime për Report TV nga ky operacion shpëtimi bënë me dije se peshkatarët në momentin që panë rrezikun veshën jelekët e shpëtimit dhe u hodhën në det duke luftuar me dallgët për të mbijetuar.

Më herët anija Luar ka rrezikuar mbytjen edhe në vitin 2013.

a.de.

Recommended