Ora News - Inceneratorët në Tiranë, Malltezi: Aferë e madhe, projekti i paçertifikuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi tha se projekti për inceneratorët në Tiranë janë një aferë e madhe korruptive.

I ftuar në studion e ljameve të Ora News, Malltezi tha se projekt është i paçertifikuar dhe nga një kompani e cila është e rëgjistruar në parajsa fiskale.

Malltezi: Projekti vërtet s'ka filluar, por paratë janë lëvruar, pra kompania ka marrë miliona euro nga taksat e tuat dhe të miat. Ndërkohë qeveria ka përcaktuar tokën që do bëhet dhe kjo është jo normale dhe në kundërshtim me ligjin e lejve mjedisore dhe ligjin e vlerësimit të ndikimit të mjedisit. Fillimisht duhen bërë studimet, a ja vlen të jetë kjo zona që duhet bërë apo të jetë një zonë tjetër që mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Qeveria e ka bërë fakt, ka nxjerrë VKM e shpronësimit të banorëve, dhe banorët ishin të irrituar me të drejtë. Ndërkohë që Ben Ahmetaj me mikun e tij marrin 128 mln euro banorët marrin 2 pikë pakë euro për metër katëror, gjë që është çmim qesharak. Kjo është një aferë goxha e madhe, sepse ne kemi një projekt të pakërkuar, të paçertifikueshëm dhe të pavlerësueshëm dot në Shqipëri, nga një kompani e cila është e rëgjistruar në parajsa fiskale dhe nuk di të thotë kush janë pronarët e vërtetë. Në shkelje të ligjit shqiptar të prokurimeve publike dhe të kodit penal për barazi në tendera, pa bërë asnjë çmim reference, pa guxuar qeveria që prej 10 muajsh të bëjë një debat lidhur me këtë dhe pa treguar çfarë lloj impianti do jetë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/inceneratoret-ne-tirane-malltezi-afere-e-madhe-projekti-i-pacertifikuar

Recommended