Ora News - Policia "luftë" zjarrvënësve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa vala e zjarreve ka përfshirë vendin prej gati 10 ditësh, ku Policia e Shtetit u ka hapur luftë zjarrvënësve.

Me dalje të koordinuara në të gjitha drejtoritë e qarqeve, Policia e Shtetit përcolli mesazhin se do të çojë para përgjegjesisë penalë këdo që ndez zjarre të qëllimshme

Tre zjarrvënës janë vënë në pranga dhe dy të tjerë të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa deri të premten 24 persona ishin proceduar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia në të gjithë vendin.

Krahas Tiranës, Fieri dhe Lezha janë qarqet ku numri i zjarreve ka qenë më i lartë dhe pasojat më të mëdha.

Ndaj edhe thirrja e policisë ishte për qytetarët për të bashkëpunuar dhe për të treguar kujdes.

Policia e Lezhës: "Gjithë strukturat e policisë janë shpërndarë në zona. Por koordinohet puna me Shtabin e Emergjencave Civile."

Në qarkun e Fierit, vatrat e zjarrit prej dy javësh po zëvendësojnë njëra-tjetrën duke djegur qindra hektarë pyje, ullishte e toka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policia-lufte-zjarrvenesve

Recommended