Ora News - Heshtje pas “luftës” në Radhimë, policia gjen 20 gëzhoja plumbash

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertët e kriminalistikës zbarkuan këtë të premte në Radhimë, aty ku aksioni për kapjen e të kërkuarit Gaqo Gjini, shoqëruar me të shtëna armësh shkaktoi panik mes banorëve e pushuesve të huaj. Rreth 20 gëzhoja mësohet se janë gjetur të shpërndara rreth banesës ku 38 vjecari në kërkim u plagos në këmbë, pasi bëri rezistencë dhe tentoi të godasë me mjete të mprehta një efektiv policie.

Këto gëzhoja të shpërndara në një sipërfaqe të gjërë përreth kësaj banese janë dëshmia e përplasjes gjatë operacionit për arrestimin e të kërkuarit Gaqo Gjini.

Një ditë pas forcave Speciale, këtë të premte atje zbarkuan ekspertët që kanë për detyrë të rindërtojnë dhe dokumentojnë ngjarjen.

20 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm mësohet se janë evidentuar në vendngjarje.

Ata do dërgohen në laboratorin e kriminalistikës për të përcaktuar numrin e armëve që kanë qëlluar pasditen e se enjtes, gjatë aksionit që shkaktoi panik mes banorëve dhe turistëve të huaj që po qëndrojnë aty.

Forcat e Policisë së Vlorës dhe Specialet e RENEAS ndërmorën operacionin për arrestuar 38 vjecarin në kërkim Gaqo Gjini, pasi kishin marrë informacion se ai ndodhej në këtë banesë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/heshtje-pas-luftes-ne-radhime-policia-gjen-20-gezhoja-plumbash

Recommended