Ora News - Kryemadhi: Institucionet ndërkombëtare të marrin në mbrojtje Xhisela Malokun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje prokurorisë dhe policisë që të marrin në mbrojtje Xhisela Malokun, e cila ka akuzuar djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja për dhunim. Sipas kryetares së LSIS, vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhet përfundimisht ngjarja.

Kryemadhi: Do të ishte e rëndë që ngjarja të mos hetohej, prandaj i bëj thirrje Prokurorisë dhe të gjithë atyre segmenteve të Policisë së Shtetit, të cilat ndihen të pakapura dhe të painkriminuara jo vetëm në çështjen në fjalë, por në të gjithë situatën që është përfshirë sot Policia e Shtetit dhe situata e rendit në Shqipëri, që të marrin në mbrojtje me institucionet ndërkombëtare Xhisela Malokun, sepse vetëm në këtë mënyrë kjo çështje do të zbardhet përfundimisht. Tre herë ka denoncuar Xhisiela Maloku në institucionet e policisë dhe tre herë ka tërhequr denoncimin e saj si rezultat i dhunës, i presionit dhe i pambrojtjes së saj nga institucionet e shtetit shqiptar. Tre herë ka denoncuar Xhisela Maloku, tre herë ajo është tërhequr e frikësuar dhe e dhunuar.

Zonja Kryemadhi kërkoi që të zbardhet se kush ishin ata që e dërguan vajzën për të dhënë intervistë në një televizion, ndërsa shtoi se nuk i bën çudi pjesëmarrja e Taulant Ballës në këtë ngjarje.

Kryemadhi: Nuk më shqetëson ose nuk më bën çudi pjesëmarrja e Taulant Ballës në këtë ngjarje sepse përpara se ai të sqarojë pozicionin e tij në këtë histori, duhet të mbajë përgjegjësi si kryetar i grupit të deputetëve të PS dhe të thotë nëse qëndron apo jo që djali i një deputeti të Partisë Socialiste jo vetëm që ka kryer këtë dhunë dhe këtë krim, por edhe është i kërkuar dhe i ndjekur penalisht nga drejtësia shqiptare, Drejtësi e cila sot për hir të së vërtetës me reformën që është në duart e Edi Ramës është e kapur nga vetë djali i deputetit socialist, i cili është edhe ligji edhe Maliqi. Është ligji që vendos për veten e tij për të qenë i lirë dhe është Maliqi për ta përdorur kamxhikun e drejtësisë së Edi Ramës si ti dojë qejfi mbi Xhisela Malokun.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-institucionet-nderkombetare-te-marrin-ne-mbrojtje-xhisela-malokun

Recommended