Ora News - Forcohet Antimafia,PD: Kontroll kontratave dhe vendimeve të zyrtarëve, edhe Kryeministrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si pjesë të mekanizmave ligjorë dhe institucionalë, në platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, Partia Demokratike propozon ndryshime rrënjësore në ligjin antimafia. Deputeti, Enkelejd Alibeaj, propozoi ndryshimet të cilat tha ai synojnë verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive te personave dhe kompanive private dhe zyrtarëve publik, të përfshirë në korrupsion, apo që kanë abuzuar me detyrën. Propozohet që subjektet që ligji i godet, të detyrohen për të kthyer pasurinë publike në gjendjen që ishte para firmosjes së kontratave, ndërsa përjashtohet nga çdo procedurë konkuruese për të paktën 20 vjet.

Cilaj janë mekanizamat ligjorë dhe institucional, që Partia Demokratike propozon për verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të personave privat dhe zyrtarëve publik, të përfshirë në korrupsion?

Deputeti, Enkelejd Alibeaj, prezantoi ndryshime rrënjësore në ligjin antimafia, që synojnë konfiskimin e çdo pasurie të kompanive private të fitura me kontrata korrruptive apo zyrtarëve publik që kanë abuzuar me detyrën.

Alibeaj: Çdo gjë e zhvatur, çdo gjë e përfituar në mënyrë abuzive do të duhet ti rikthehet publikut, buxhetit të shtetit.Pasuri apo para publike.

Opozita propozoi që ndryshimet në antimafia, të kenë edhe fuqi prapavepruese.

Alibeaj: E reja që kemi sjellë në këtë platformë është që ky mekanizëm antimafia do të veprojë për të gjitha kontratat, licencat, PPP, shitjet e pasurive publike aktuale, ato që janë lidhur dhe janë në realizim dhe sipër, për të tashmën pra. Do të jetë një pengesë dhe për të ardhmen.

Subjekt i ligjit do të jenë kontratat koncensionare dhe Partneritetet Publik-Privat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/forcohet-antimafia-pd-kontroll-kontratave-dhe-vendimeve-te-zyrtareveedhe-kryeministrit

Recommended