Balla: Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. Ish-ministri: Është mashtrim

  • 6 years ago
Edhe pse jo i pranishëm në seancë plenare, deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i është përgjigjur akuzave të Ballës përmes një statusi.

Në postimin e tij, Panariti shkruan se kjo është lehtësisht e verifikueshme, duke deklaruar se tashmë publiku e ka të qartë e kush shoqërohet me trafikantë.

?Nuk ka kontratë të lidhur as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili? zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim?lehtësisht i verifikueshëm dhe i hetuëshem? Keni një vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhë. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikantë, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e dështimit spektakolar të Bujqësisë, në vitin tuaj të tepsisë.

Edmond Panariti, deputet
Gjithashtu nga foltorja e Kuvendit, Balla ka hedhur hije dyshimi mbi mbledhjet e opozitës në hotele. Sipas tij, është e paqartë se kush dhe si paguhen faturat.

Fjala e plotë e Ballës në Kuvend:

Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t?u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qëndër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër. S?mund të flasë për oligrakët gjobaxhiu më i madh i tyre, Lulzim Basha. Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S?dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele. Sa për vettingun e politikës nuk ka asnjë zgjidhje tjetër më të mirë se sa SPAK & BKH. Nënvizoj kërkesën tonë të bëjmë një audit të plotë për tokat e dhëna me qera. Ato që nuk janë shfrytëzuar duhet t?i kthehen shtetit që t?i vendosë në dispozicion të ekonomisë shtetërore.

Recommended