A është e rrezikshme kjo domate? Ministri Panariti e sqaron- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fotoja e një domateje paksa të çuditshme ka qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit. Frika tek konsumatorët u shtua, por askush nuk shpjegoi se çfarë ishte në të vërtetë domateja siç e shihni edhe në foto.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi në emisionin ?Eko-Politikë? të gazetares Aurora Sulçe se produktet shqiptare janë tërësisht të sigurta dhe nuk e kuptonte pse ka një fushatë kaq të egër prodhimit vendas.
Ministri tha se ideja e krijuar se në komunizëm, shqiptarët hanin produkte bio është e rreme, duke theksuar se shumë pesticide që përdoreshin atëherë, tani janë të jashtëligjshme dhe jashtë qarkullimit.
Panariti foli edhe për bllokimin nga Maqedonia të prodhimeve shqiptare, duke theksuar se i gjithë qëllimi është konkurrenca.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/727053/

Recommended