'Është koha për dialog' Panariti për Report TV: Tryeza për zgjedhoren, arritje
  • 4 years ago
Teksa Shqipëria ka mbushur 100 vjet parlamentarizëm, Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e ka konsideruar parlamentin e sotëm si monist. Në një intervistë për Report Tv, Panaritit është shprehur se situata politike është shumë e rëndë. Megjithatë duke sjellë në mendje Kongresin e Lushnjes, ku politikanët e asaj kohe u bënë bashkë, Panariti ka shtuar se është koha e tryezës dhe dialogut.

"Jemi në një situatë moniste. Sa e rëndë është situata. Vetë zgjedhjet ishin të stigmatizuara. Nëpërmjet dhunës ndaj votuesve. Shqipëria ka tre vite pa gjykatë të Lartë e Kushtetuese. Kemi parlament monist. Votime që prodhuan pushtet lokal me kryetar bashkishë me precedent penal. opozita po bën gati denoncimet e radhës. Ky 100 vjetor kështu na gjen. Kur kërkon të futesh në gjykatën Kushtetuese, nuk mund të bëheshim pjesë. Është një situatë që ka mbaruar. Opozita pati arsye të mirëfillta të digjte mandatet. Opozita nuk përfillej as në komisione dhe as në seancë plenare. Veprimi kishte bazë të argumentuar. Erdhën zinxhirë. Krijimi i këshillit politike. Ndryshime në kodin zgjedhore u bë. Duhet të shikojmë si të zhbllokojmë situatën. Por si do të rikthejmë. Natyrisht që me tryezë dhe dialog. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Edhe në Lushnje u bënë bashkë shkuan. U gjet kurajo për të krijuar institucionet e nevojshme. U fut Shteti në binar. Ta përkujtojmë këtë ngjarje. Por mos t'i lemë gjerat në gjendje të lirë. Nuk është parlament normal. Deputetë që paritet që kanë garuar nuk i njohin. ajo nuk është opozita e vendit pasi është një lojë pa prespektivë. Janë zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje duhen bërë. Situata po bëhet komike. Kjo është një turp. Duhet gjetur forca kurajo për të arritur në kompromis. Kemi ardhur në një moment që duhet ti dorëzohemi sovranit. Të jetë i çliruar nga manipulimi dhe ndërhyrjet në procesin e votimit. Kështu rivendosim sistemin." tha Panariti.
Recommended