Report TV - Elbasan, voton Llatja: Sot është dita e kontratës së qytetarisë
  • 5 years ago
Kandidati i PS për Elbasanin, Gledian Llatja hodhi votën e tij para drekës duke i bërë thirrje edhe qytetarëve të votojnë para se të nisin temperaturat e larta. Llatja tha se sot është dita kur lidhet kontrata e qytetarit me kryetarin e bashkisë.

'Elbasanllinjtë po e tregojnë se jemi qyteti i kulturës dhe dijes. Kemi folur për 30 ditë ndërsa sot është dita e tyre për të lidhur kontratën e qytetarit me kryetarin e bashkisë. I uroj komisionerëve suksese dhe i ftoj qytetarët të votojnë para se të nisin temperatura akoma më të larta", tha Llatja.
Recommended