Ora News - Kardinali Simoni uron besimtarët: Sot është dita për të treguar dashurinë për Zotin
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pandemia e koronavirusit ndryshoi e sjelljen në ceremonitë fetare duke detyruar distancim fizik, por jo shpirtëror mes shqiptarëve pa dallim feje.

Në vendin simbol të harmonisë fetare, urimet u përcollën online.

I fortë e domethënës ishte mesazhi i kardinalit katolik Ernest Simoni Troshani, për vëllezërit myslimanë.

Përmes një video mesazhi për besimtarët, kardinali thekson se Fiter Bajrami është vërtet dita e kushtrimit, dita për të treguar dashurinë për zotin.

?Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë kudo që janë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë të gjithë atyre që e mbajnë, e duan, e ndihmojnë popullin, paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan?, tha kardinali.

Presidenti Ilir Meta shpërndau mesazhin në rrjetet sociale duke theksuar se harmonia fetare është vlerë e jashtëzakonshme kombëtare.

Meta: Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira!

Kryeministri Edi Rama i uroi dy herë muslimanët në ditën e festës!

Herët në mëngjes publikoi një video me investimet në trashëgiminë fetaro-kulturore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/kardinali-simoni-uron-besimtaret-myslimane-sot-eshte-dita-te-treguar-dashurine-zotin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended