'Protestë dhe grevë'/ Berisha del blof me videon, studenti: Është e para 4 jave, sot jemi në Elbasan

  • 5 years ago
Kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish blof me postimet në rrjetet sociale. Ish-kreu i qeverisë ka publikuar një video të një grupi studentësh të nisur nga Elbasanit në drejtim të Tiranës për t'iu bashkuar protestës studentore në kryeqytet. Berisha shkruan se Universiteti i Elbasanit është në protestë dhe grevë ditën e sotme, ndërsa bashkëngjitur poston mesazhin e një studenti i cili shfaqet në plan të parë në video brenda një autobusi të mbushur me të rinj.

Mirëpo është i njëjti student, Visar Jasharllari, i cili nxjerr blof kryeministrin pasi rrëfen për Report Tv se video është bërë në muajin dhjetor, pra 3-4 javë më parë. Sipas tij, studentët e Elbasanit sot nuk i janë bashkuar protestës në Tiranë, por ndodhen në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit.

Recommended