Ora News - Zbulohet skandali me tenderat e ilaçeve,furtunë arrestimesh në spitalin e Shkodrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-drejtori, mjekë dhe punonjës të spitalit të Shkodrës janë vënë në akuzë për abuzime me barnat dhe pajisjet mjekësore. 9 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin blenë në fund të vitit 2006, 400 sete pajisjesh për repartin e hemodinamikës, në një kohë që bënë vetëm 3 operacione. Por ajo e që thellon skandalin e abuzimit është se barnat që do ti mjaftonin spitalit edhe për vitin 2017 e më gjatë, u pranuan në shkelje të rregullave për skandencën.

Shtatë persona janë vënë në pranga e dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre ish-drejtues, mjekë e infermierë të spitalit të Shkodrës, pasi akuzohen për abuzime me tenderat e barnave dhe mjekësore.

Pas një hetimi dy mujor të prokurorisë së Shkodrës, policia ka ekzektuuar masat e sigurisë ?arrest me burg? dhe pezullim nga detyra për mjekët Përparim Çela, kirurg i njohur, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi.

Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi janë shpallur në kërkim, ndërsa tre anëtare të Komisionit të marrjes në dorëzim Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj janë lanë në "arrest shtëpie".

Korrupsioni me barnat e hemodinamikës, blenë 400 sete kororane por bënë vetëm 3 ndërhyrje

Ata në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës.

Sipas prokurorisë këta persona në fund të vitit 2016 kanë kërkuar për blerje -tenderim, një sasi shume të madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.

Për këtë periudhe kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje, nderkohe qe në magazinën dhe farmacinë e spitalit ka pasur një gjendje prej 397 stendash, të cilat nëse do të kishin standartet e kërkuara nga ligji, duhet te plotësonin nevojat për vitin pasardhës vitin 2017 e shumë vite të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shperdoruan-detyren-furtune-arrestimesh-ne-spitalin-e-shkodres

Recommended