Ora News - Trupa televizive pengohet të vizitojë Pasha Limanin: Kemi sekrete

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dritan Hila, gazetar dhe moderator i emisionit ?Arena? u ndalua të xhirojë në Pashaliman. Ne emisionin e tij të parë, të sezonit, në OraNews, kushtuar turizmit, një ndër temat, është turizmi në objektet e luftës së ftohtë dhe pikërisht në bazën e Pasha Limanit.

Qëllimi ishte të filmohej nëndetësja 105 e cila pas vitesh duke u ndryshkur në ujë, po lyhet.

Trupa televizive e Ora News do të intervistonte në Pashaliman, arkeologun Neritan Ceka, i cili ka paraqitur në Ministrinë e Mbrojtjes, një projekt për Muzeun e Luftës së Ftohtë.

Mirëpo kërkesës së trupës për të bërë xhirime, ministria iu përgjigj se duhej bërë një shkresë dhe pasi ta dorëzonin, duhej të prisnin përgjigje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/trupa-televizive-pengohet-te-vizitoje-pasha-limanin-kemi-sekrete

Recommended