Ora News – Ekskluzive/ Liga Profesioniste, Laçi: U shitën të drejtat televizive pa na pyetur ne

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi ka pohuar se Liga Profesioniste do të jetë e rëndësishme për të "shitur" futbollin shqiptar brenda kufijve dhe më gjërë. Megjithatë, në një intervistë ekskluzive për "Ora News", Laçi ka treguar se kontrata për të drejtat televizive, e shitur akoma pa krijimin e kësaj Lige, do të ribëhet.

Arbi Laçi: Emri duhet shitur më mirë. Emri duhet mbrojtur. Emri duhet kuruar në të gjitha pikat më të rëndësishme të tij. Dhe në këtë linjë logjike duhet në mënyrë absolute që ajo pjesa organizative të ndihmojë futbollin në mënyrë që të jetë më i shitshëm, të jetë më produktiv për thithjen e të ardhurave dhe më pas, jo vetëm që duhen marrë por edhe duhen rishpërndarë më mirë. Kam kërkuar gjithmonë të na vihet në dispozicion kontrata katërvjeçare për të drejtën televizive. Ende nuk e kemi marrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-liga-profesioniste-laci-u-shiten-te-drejtat-televizive-pa-na-pyetur-ne

Recommended