Ora News - Sipërmarrja inovative në Shqipëri, mbi 300 kompani nga rajoni prezantojnë idetë e tyre

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 300 kompani nga i gjithë rajoni prezantuan praktikat më të mira, idetë dhe projektet inovative të tyre në Tiranë në fushën e start up-eve, turizëm, teknologji, sistemin bankar, energjetikë dhe telekomunikacion.

Përmes Smart city dhe projekteve të tjera që rrisin komunikimin e bashkisë me qytetarët, Veliaj tha se denoncimet janë rritur ndjeshëm po ashtu edhe përpjekjet për të për të ardhur në ndihmë.

Erion Veliaj: "Një aplikacion si ?Tirana Ime? na jep rreth 20 mijë sinjalizime, denoncime, raportime të gjërave që nuk funksionojnë në qytet. Arritëm në përfundimin që më mirë sesa të punësonim 1000 inspektorë që vinin vërdallë duke tundur zinxhirin dhe merrnin 1000 rroga, më mirë ta bënim këtë proces ?open source?, ku 20 mijë qytetarë raportojnë çdo ditë te një dispeçer që është i lidhur elektronikisht dhe na ka bërë që ato 1000 rroga t?i kthejmë në 1000 mbushje gropash ose 1000 mbjellje pemësh, ose riparime shtyllash."

Në lidhje me projektet e rendësishëm që bashkia do të zbatoj tashmë, edhe me mbështetjen e qeverisë është ai i ndërhyjes në ndërtesën ikonë të kryeqytetit, piramidën duke e kthyer atë në një qendër IT.

Erion Veliaj: ?Bashkë me kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, kemi vendosur që ndërtesën më ikonike të Tiranës, ta kthejmë në një shkollë alternative për 5 mijë të rinj çdo muaj, të cilët të mësojnë teknologji informacioni."

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se zhvillimi i teknologjisë lufton korrupsionin dhe rrit transparencën.

Ditmir Bushati: "Besojmë fort që pjesë që ka lidhje me transparencën, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e shoqërisë është edhe zhvillimi teknologjik dhe mbështetja përmes politikave të caktura që ne do të duhet ti japim këtij zhvillimi."

Për herë të parë në Tiranë u mbajt "Festivali i Inovacionit", organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, që synon të nxisë ofrimin e ideve inovatore të kompanive të reja/Start-up në një format të vetëm dhe konkurrues, por dhe të investitorëve potencialë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sipermarrja-inovative-ne-shqiperi-mbi-300-kompani-nga-rajoni-prezantojne-idete-e-tyre

Recommended