Ora News - Kompani të rëndësishme kineze po kërkojnë të investojnë në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Interesi i investitorëve kinezë për ekonominë shqiptare është shtuar ndjeshëm. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, tha se aktualisht Kina ka rreth 700 mln dollarë investime në Shqipëri, duke u transformuar në partnerin e tretë tregtar për nga rëndësia.

Sipas saj, kohët e fundit ka pasur kërkesa nga kompani mjaft serioze për të investuar në fushën e bujqësisë, infrastrukturës, energjisë së rinovueshme dhe veshjeve.
Sonila Qato: Aktualisht, Kina është një vend me investime të rëndësishme në Shqipëri, ku shuma totale e investimeve kalon vlerën e 700 milion dollarëve duke punësuar mijëra njerëz në vend dhe duke dhënë kontribut aktiv jo vetëm për punësimin dhe të ardhurat tatimore në Shqipëri por duke ndikuar dhe në nxitjen e shkëmbimeve mes dy palëve në fushat e teknologjisë, menaxhimit të tregjeve dhe të burimeve njerëzore. Tashmë një numër jo i vogël i kompanive kineze me potenciale të fuqishme, me reputacion dhe eksperiencë të pasur ndërkombëtare, janë duke studiuar një sërë projektesh në Shqipëri si dhe janë në kërkim të bashkëpunimit me partnerë shqiptarë për investime në fushën e energjisë së rinovueshme, transportit, përpunimit të veshjeve apo të bujqësisë.
Drejtori i byrosë tregtare, Zhan Jian, nga provinca e Anhui-t u shpreh se duhet të mbrohen investimet e huaja në mënyrë që të rriten shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kompani-te-rendesishme-kineze-po-kerkojne-te-investojne-ne-shqiperi

Recommended