Rudina - “Vajzat e harqeve” prezantojne 2 videoklipet e tyre muzikore! (15 Korrik 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #AiolaLaska #XhejsiMera #XhaninaÇela #LukreciaVila

Në këtë pjesë të parë do të kemi të ftuar në studio 3 vajzat e harqeve. Pasioni për muzikën, miqesia që në moshë të vogël dhe dëshira e përbashkët solli krijimin e grupi të quajtur StrinGirls. Në i kemi pasur edhe më herët në program për të folur për krijimin e grupit, sot do të na vijnë për të folur për 2 videoklipet e tyre , por edhe për një performancë të bukur në studio:

Aiola Laska (violinë); Xhejsi Mera, (violinë) dhe Xhanina Çela (violë)

Grupi është i përbërë nga 4 vajza, Aiola Laska, Xhejsi Mera, Xhanina Çela dhe Lukrecia Vila. E ne keto 2 vitet e fundit ne pamundesi per te qene bashke Aiola, Xhejsi dhe Xhanina po e vazhdojne te 3-ja rrugetimin e tyre.

Vajzat e kane quajtur kete grup StrinGirls- Vajzat e harqeve.Edhe pse njihen qe ne moshen 7-vjecare, iden dhe krijimin e grupit e nisen ne periudhen e gjimnazit te frymezuara nga grupe te huaja. Ne fillimet e tyre kane performuar muzike klasike e me pas repertori i tyre eshte zgjeruar ne zhanera te ndryshem muzikor si muzike latine, Hip hop, Pop , House , Ballkanike , Shqip etj ku ideja kryesore ishte per te zevendesuar vokalin me tingujt qe percjell violina viola dhe cello.

Se fundmi vajzat kane bërë 2 krijime te tyre Reverie dhe Fllad te cilat shenojne nje etape te re ne karrieren e StrinGirls. Kane realizuar bashkepunime me kengetaren FiFi - Krimineli Zemres dhe MatoLale- Tirona.

StrinGirls gjithashtu kane realizuar cover-a te ndryshem si : Nothing Else Matters, Wake me up, Oblivion, Jingle Strings, Lonely Day, Senorita te cilat mund ti gjeni ne youtube e shume covera te tjera te cilat i luajne ne performancat e tyre live.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended