Ora News - Në shkollë pa celularë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në takimin me mësuesit e portalit, mësues për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të mbulojë të gjitha shpenzimet e nxënësve ekselentë që do të nisin studimin në universitet në këtë vit. Përvec librave falas, qeveria do të ndalojë edhe përdorimin e celularëve në ambientet e shkollës si dhe do ta shtrijë këtë vendim për të gjithë administratën publike.

Suksesi i reformës në arsim për kryeministrin Edi Rama është regjistrimi i 300 nxënësve ekselentë për të vazhduar studimet për mësuesi dhe ajo që shteti do të bëjë për ta, sipas kreut të qeverisë është t?i mbulojë të gjitha shpenzimet e studimeve.

Në takimin me mësuesit, Rama u dha përgjgije edhe kritikëve të nismës për librat falas me kusht që të mos dëmtohen. Kryeminsitri u shpreh se nuk është stres të edukosh fëmijën të mos dëmtojë librin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-shkolle-pa-celulare-rama-jo-me-aparate-telefonike-nxenesit-dhe-mesuesit

Recommended