Ora News - "Demokracia nuk pret", Meta: Vepra e Frank Shkrelit, shkundje për politikën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Publicisti dhe gazetari shqiptaro-amerikan, Frank Shkreli, ka promovuar librin ?Demokracia nuk pret?. Vepra përmban artikuj të ndryshëm që Shkreli i ka shkruar në 10 vitet e fundit, ndërsa kreu i shtetit Ilir Meta, tha se libri i kujton politikës se detyra e saj kryesore është mbrojtja e demokracisë.

Gjatë viteve kur Shqipëria ishte nën tutelën e sistemit komunist, gazetari Frank Shkreli, punonte për Zërin e Amerikës.

Për shumë atdhetarë të tij, ai ishte zëri i shpresës, ishte media nga ku informoheshin në mënyrë të lirë për zhvillimet jashtë kufijve.

Nga ajo kohë kanë kaluar 28 vite dhe publicist i njohur Frank Shkreli ka vendosur të thotë disa të vërteta për shoqërinë dhe politikën, atë të djeshmen dhe të sotmen, përmes tri vëllimeve ?Demokracia nuk pret?.

Libri u promovua me prezencën e figurave të njohura të politikës dhe medias.

Presidenti, Ilir Meta,tha se kjo vepër duhet të shkundë politikën qe të angazhohet në mbrojtje të demokracisë.

Ilir Meta: Demokracinë nuk ta dhuron askush dhe demokracinë duhet ta fitosh dhe mund ta fitosh çdo ditë e më shumë, por edhe mund ta humbasësh çdo ditë e më shumë. Në këtë drejtim, vepra e zotit Shkreli është edhe një shkundje për të gjithë, për rëndësinë që ka demokracia. Ajo nuk është e dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/demokracia-nuk-pret-meta-vepra-e-frank-shkrelit-shkundje-politiken

Recommended