Ora News - Informaliteti, Topuzi: Në booking mbi 6 mijë operatorë, në Tatime gjysma

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi i ftuar në "Ekopolitikë" nga Besart Kadia, thotë se nga mbi 6 mijë subjekte turistike në faqen booking, në Tatime rezultojnë vetëm gjysma e tyre.

Topuzi: Ulja e taksave dhe gjetja e formave për ta formalizuar këtë treg është shumë e rëndësishme. Rajoni e ka zgjidhur këtë problem. Vitin e kaluar e futi edhe Serbia. Çdo turist i huaj që sjell, agjencia subvencionohet me 10-15 euro. Agjencia është e gatshme që ta publikojë këtë turist edhe ku fle sepse i duhet të marrë mbrapsht 10 euroshin. Në 3-4 vite, ja u zgjidh problemi. Pastaj vendos politika tjera. Janë mbi 6 500 subjekte në booking.com ndërkohë që janë 3500 operatorë që kanë një nipt. Pra, gati dyfish. Një nga problemet kryesore është rregullimi i ligjit të turizmit që lë jashtë disa kategori si apartamentet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/informaliteti-topuzi-ne-booking-mbi-6-mije-operatore-ne-tatime-gjysma

Recommended