RTV Ora - Raporti, mbi 20 mijë shqiptarë kanë hyrë në Itali me të drejtë leje qëndrimi
  • 5 years ago
#rtvora
Mbi 20 mijë shqiptarë kanë hyrë së fundmi në Itali duke u pajisur me leje të rregullt qëndrim. Mbi 69 % e tyre kanë kërkuar bashkim familjar, mbi 6% për motive punësimi e mbi 23 % për motive studimi, shëndetësore etj.

Ministria italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale ka publikuar raportin me të dhënat e fundit zyrtare mbi karakteristikat e shtetasve të huaj në sistemin italian të punës.

Aktualisht në Itali jetojnë 5 milion e 144 mijë shtetas të huaj e 440 mijë janë shqiptarë. Ata renditen të dytit në numër pas komunitetit të emigrantëve rumunë që janë mbi 1 milionë e 190 mijë.

Statistikat zyrtare të raportit ministerial të Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit e të Politikave të Integrimit informojnë se ka një rritje të numrit të lëshimit të lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj që kërkojnë të jetojnë në Itali.

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për t'u pajisur me dokumenta të rregullta janë rritur me 7.8 % në krahasim me një vit më parë. Sipas të dhënave të fundit janë 20 013 shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi, 69.8% e tyre për motive familjare (bashkim familjar). 6.3% për motive punësimi e 23.9 % për motive të tjera (studimi, mjekësor etj).

Sa i takon pjesëmarrjes së shtetësave të huaj në sistemin italian të punës, Raporti i Ministrisë së Punës dokumenton se është rritur numri i shtesave të huaj komunitarë e ekstra komunitarë të punësuar.

Rreth 54% e emigrantëve shqiptarë në Itali janë të punësuar.


Prej tyre 69.5% janë meshkuj e 37.9& janë femra. 18% e emigrantëve shqiptarë në moshë punësimi janë të papunë ndërsa mbi 34% janë në status jo aktivë.

Sektorët kryesorë të ekonimisë ku janë të punësuar më shumë emigrantët në Itali janë ; sektori i turizmit (hoteleri.restorant) 17.9% bujqësisë-blegtori 17.9% e ndërtim 17.2%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/raporti-mbi-20-mije-shqiptare-kane-hyre-ne-itali-me-te-drejte-leje-qendrimi

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended